kryeministrja e danimarkes i kerkon trumpit te ndale kercenimet per groenlanden nuk eshte ne shitje 695b6d68b4dc5

Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Trumpit të ndalë kërcënimet për Groenlandën: Nuk është në shitje!

January 5, 2026
1 minut lexim

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka kërkuar publikisht presidentit amerikan Donald Trump të ndalë “kërcënimet” për marrjen e Groenlandës, duke theksuar se SHBA nuk ka asnjë të drejtë të aneksojë territorin.

Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që Shtetet e Bashkuara të marrin Groenlandën. SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjërin prej tre vendeve të Mbretërisë Daneze,” deklaroi Frederiksen në një reagim zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë daneze.

Reagimi vjen pasi Katie Miller, bashkëshortja e një këshilltari të Trumpit, publikoi në rrjetet sociale një hartë të Groenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan dhe fjalën “SOON”, duke nxitur polemika të forta në Kopenhagen.

Frederiksen theksoi se Danimarka dhe Groenlanda janë pjesë e NATO-s dhe të mbuluara nga garancia e sigurisë së aleancës, ndërsa kujtoi se ekziston tashmë një marrëveshje mbrojtjeje që i jep SHBA-së akses ushtarak në Groenlandë. Ajo shtoi se Danimarka ka rritur investimet në sigurinë e Arktikut.

U bëj thirrje SHBA-së të ndalë kërcënimet ndaj një aleati historik dhe ndaj një populli që e ka bërë shumë të qartë se nuk është në shitje,” tha ajo.

Por vetëm disa orë më vonë, Trump e përsëriti qëndrimin e tij. Duke folur nga Air Force One, ai deklaroi: “Na duhet Groenlanda për arsye të sigurisë kombëtare dhe Danimarka nuk është në gjendje ta bëjë këtë.”

Ambasadori danez në SHBA reagoi gjithashtu, duke kujtuar se dy vendet janë aleate dhe se Danimarka pret respekt për integritetin e saj territorial.

Trump ka ngritur disa herë idenë e aneksimit të Groenlandës, duke përmendur pozicionin strategjik dhe pasuritë minerare të ishullit. Ai nuk ka përjashtuar as përdorimin e forcës.

Groenlanda, me rreth 57 mijë banorë, gëzon vetëqeverisje të gjerë që nga viti 1979, ndërsa mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten në kompetencë të Danimarkës. Edhe pse shumica e groenlandezëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka, sondazhet tregojnë kundërshtim të fortë ndaj bashkimit me SHBA-në.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i cilesuar si ferri mbi toke ky eshte burgu ku mbahet presidenti i venezueles nicolas maduro 695b6bb5aaac8
Lajmi i mëparshëm

I cilësuar si “ferri mbi tokë”, ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

nje qytetar nga shtimja gjen nje portofol me para dhe e dorezon ne polici 695b728fb1424
Lajmi i radhës

Një qytetar nga Shtimja gjen një portofol me para dhe e dorëzon në polici

Të fundit nga

ShkoLartë