Kryeministri shfaqet krah vajzës së presidentit Trump, largohen drejt Orikumit
Ka përfunduar takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama.
Pas darkës, dyshja ka qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.
Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.
Burimi: botasot.info


