kryeministri rama per nigel farage kerkoi te me vizitonte me 28 nentor i thash te gjejme date tjeter sepse 68f7a9c3cde72

Kryeministri Rama për Nigel Farage: Kërkoi të më vizitonte me 28 nëntor, i thash të gjejmë datë tjetër sepse…

October 21, 2025
1 minut lexim

Nga Lodra, teksa ishte në panelin e Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u shpreh se Nigel Farage i ka premtuar edhe publikisht se do të vijë dhe do të vizitojë vendin tonë.

Duke lënë pas përplasjet ‘në distancë’ mes tyre për çështjen e emigracionit dhe akuzat për shqiptarët në Britani, Rama u shpreh se politikani britanik i ka thënë se do të vijë në 28 nëntor në vendin tonë, por kreu i ekzekutivit i ka sugjeruar një tjetër datë.

“Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël, kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi pare shpesh herë që puna e qeverisë është komplet ndryshe me poezinë kur je në opozitë, nuk shoh asnjë problem që të bashkëpunojmë me këdo, në fund besoj që Farage nuk është problemi, ai është thjeshtë një pasqyrë e problemeve, i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, u shpreh kryeministri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfaqesuesi amerikan ne okb kosova e serbia te permbahen nga masat eskaluese dhe te ndertojne paqe 68f7a92158e6b
Lajmi i mëparshëm

​Përfaqësuesi amerikan në OKB: Kosova e Serbia të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe

vance ndertimi i nje force sigurie ne gaza nuk do perbehet nga amerikanet 68f7aa33374df
Lajmi i radhës

Vance: Ndërtimi i një forcë sigurie në Gaza nuk do përbëhet nga amerikanët

Të fundit nga

ShkoLartë