kryeministri mickoski e ardhmja e vendit tim eshte brenda be se 690a549247492

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

November 4, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se e ardhmja e vendit të tij është brenda Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu.

Mickoski i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së që po mbahet në Bruksel.

“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të thotë ribashkim i Evropës”, tha ai duke shtuar:

“Unë mendoj se e ardhmja e vendit tim është në BE. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera”.

“Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të thotë vlera të tjera për vetë BE-në”, theksoi ai.

Mbi 20 vjet pasi u bë kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut është ende duke pritur hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Maqedonia e Veriut në vitin 2005 fitoi statusin e “vendit kandidat”. Pasi të bëjë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë, pritet të fillojë të hapë kapitujt për anëtarësim në BE.

Maqedonia e Veriut nuk mund të hapë kapitull me BE-në pa përfshirë bullgarët në kushtetutë, ndërsa për ndryshimet kushtetuese nevojitet një shumicë prej dy të tretave të Kuvendit, pra 80 deputetë që kjo të ndodhë.

Propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese parashikon ndryshime në Preambulën e Kushtetutës dhe përmendjen e popullit bullgar, popullit kroat, popullit malazez, popullit slloven, popullit hebre dhe popullit egjiptian.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrjedh dueti i papublikuar i dafines dhe feros 690a435a7fc84
Lajmi i mëparshëm

Rrjedh dueti i papublikuar i Dafinës dhe Feros

mandarinat me helm aku hesht analizat konfirmojne se sasia e shitur ne tirane ishte kancerogjene 690a55f541b38
Lajmi i radhës

Mandarinat me helm, AKU hesht/ Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene

Të fundit nga

ShkoLartë