kryeministri mickoski do te marre pjese ne festivalin folklorik maqedonas prespa 6886060e555cb

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Festivalin folklorik maqedonas “Prespa”

July 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik Maqedonas “Prespa”, i cili organizohet në Komunën e Pustecit, Republika e Shqipërisë.

Eventi organizohet nga shoqëria maqedonase “Prespa”, me mbështetjen e komunës së Pustecit, ndërsa do të mbahet pas një pauze disavjeçare.

” Në këtë ngjarje të madhe dhe shumë të rëndësishme për të gjithë maqedonasit, do të performojnë disa shoqëri kulturore dhe artistike, grupe folklorike, me valle, këngë dhe zakone maqedonase. Do të jetë unitet, traditë dhe krenari në një vend, informoi për MIA-n më herët këtë muaj, Edmond Temelko, kryetar i shoqërisë dhe ish-kryetar i kësaj komune.

Festivali do të mbahet në sheshin “Goce Delçev”, në qendër të Pustecit, duke filluar nga ora 18:00.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet fluksi i veturave ne kufijte e maqedonise 6886012a36099
Lajmi i mëparshëm

Rritet fluksi i veturave në kufijtë e Maqedonisë!

e rrahu kamarierin 18 vjecar pezullohet nga detyra oficeri i policise ne vlore 68860faa49963
Lajmi i radhës

E rrahu kamarierin 18-vjeçar, pezullohet nga detyra oficeri i policisë në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë