Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër pas deklaratave të disa ish-komandantëve të njohur të luftës dhe pasluftës, duke akuzuar se ata po përpiqen të mbrojnë pasurinë e fituar në mënyrë të dyshimtë.
Në reagimin e tyre publik, familjarët shprehen se vendimet e Albin Kurti dhe veprimet e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë kanë “prekur nervat e hajdutëve të luftës dhe pasluftës”.
“Prandaj reagojnë, prandaj bërtasin — sepse e dinë që pasuria e tyre është e pajustifikueshme,” thonë ata, duke i bërë thirrje institucioneve që të mos lejojnë manipulime apo justifikime të dyshimta.
Familja e Haki Imerit ka kritikuar edhe Ramush Haradinajn.
Postim i plotë:
Miq,
-Kryeministri Kurti ua ka prekur nervin hajdutëve të luftes dhe pasluftës me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë.
-Prandaj reagojnë, prandaj bërtasin — sepse e dinë që pasuria e tyre është e pajustifikueshme.
-Komandant “Çakorri” foli..
-Ai ka shumë për të thënë, por nuk tha asgjë, çka duhej të thoshte.
-Si u krijua ajo pasuri?
-Nga erdhën milionat?
-Pse nuk i sqaroje asnjehere te dhenat ne letren e e Adem Grabovcit ???
-Me një rrogë deputeti nuk bëhesh multimilioner, sidomos në një vend të varfër që sapo ka dalë nga lufta.
-Kjo është hajni, abuzim dhe trafikim në forma të ndryshme.
-Shteti nuk duhet të përkulet para atyre që fshihen pas luftës për të justifikuar pasurinë.
-Ata janë kundër ligjit, kundër drejtësisë..
-Kjo është ‘beteja ‘ e tyre por këtë beteje nuk do ta fitojnë.
-Sepse qytetari e ka kuptuar.
-Sepse qytetari nuk i toleron kopallat e strerperseritura te tyre ..
Burimi: botasot.info


