kryeministri kurti mirepritet nga kryetari i ri komunes se obiliqit halil thaci 6942ebbea3e54

Kryeministri Kurti mirëpritet nga kryetari i ri Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

December 17, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Komunën e Obiliqit, ku u mirëprit nga kryetari i ri i kësaj Komune, Halil Thaçi dhe kabineti i tij. 

Kryeministri Kurti i uroi marrjen zyrtare të detyrës pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me 9 nëntor të këtij viti dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e projekteve me interes për banorët e Komunës së Obiliq.

Gjatë takimit, kryetari Halil Thaçi e falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe e njoftoi me veprimet e para të ndërmarra si kryetar, me planin e tij të punës për muajt në vijim dhe projektet me prioritet për qeverisjen e tij. 

Pamje nga takimi:

Image

Albin Kurti, Halil Thaçi

Image

Albin Kurti, Halil Thaçi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne aksin lezhe milot kamioncina perplas te moshuaren shoqerohet drejtuesi i mjetit 6942eb634d6ec
Lajmi i mëparshëm

Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën, shoqërohet drejtuesi i mjetit

burri gjerman vret babane dhe mban peng partneren 6942ebd353764
Lajmi i radhës

​Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren

Të fundit nga

ShkoLartë