kryeministri kurti falenderon ekipet e kerkim shpetimit per gjetjen e trupit te rrahim latifit ne ujman 6889076e516ad

Kryeministri Kurti falënderon ekipet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit në Ujman

July 29, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur falënderimet e tij publike për të gjitha institucionet dhe organizatat që u angazhuan në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, që përfundoi me gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit, 33-vjeçarit që dyshohej se kishte kërcyer nga ura para disa ditësh.

“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes ‘Trepça’ dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit,” tha Kurti.

Ai gjithashtu u shpreh pranë familjes së të ndjerit:

“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.”

Operacioni u zhvillua në veri të vendit, me pjesëmarrjen e FSK-së, ndërhyrje që u bë me pëlqimin paraprak të KFOR-it, siç kërkohet për çdo angazhim të Forcës në atë pjesë të territorit. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të gjerë, përfshirë edhe reagime ndërkombëtare lidhur me ndjeshmërinë e zonës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

real madrid i prish pune milanit 6889076ae9bc6
Lajmi i mëparshëm

Real Madrid i prish punë Milanit

ekspertet e sigurise ushqimore eshte arritur pragu i urise ne gaza 6889085bea80d
Lajmi i radhës

Ekspertët e sigurisë ushqimore: Është arritur pragu i urisë në Gaza!

Të fundit nga

ShkoLartë