kryeministri i japonise zotohet te mos dorehiqet pas humbjes ne zgjedhje 687defe3101d1

Kryeministri i Japonisë zotohet të mos dorëhiqet pas humbjes në zgjedhje

July 21, 2025
1 minut lexim

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por pavarësisht disfatës elektorale, kryeministri Shigeru Ishiba ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.

Zgjedhjet e së dielës u zhvilluan në një klimë pakënaqësie të shtuar mes votuesve, të nxitur nga rritja e kostos së jetesës dhe shqetësimet mbi tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri Ishiba u shpreh se “pranon solemnitetin e rezultatit të ashpër”, por theksoi se qeveria e tij do të përqendrohet në vijimin e negociatave tregtare dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.

Koalicioni i përbërë nga Partia Liberale Demokratike (LDP) dhe aleati i saj Komeito, kishte nevojë për 50 mandate për të ruajtur shumicën në dhomën me 248 vende. Në përfundim, arriti të siguronte vetëm 47 mandate.

Partia Demokratike Kushtetuese, si opozita kryesore, siguroi 22 vende dhe doli forca e dytë më e madhe në këto zgjedhje.

Gjysma e vendeve në Dhomën e Lartë u votuan në këto zgjedhje, ndërsa anëtarët e saj zgjidhen për një mandat gjashtëvjeçar. Humbja e fundit vjen pas një tjetër disfate për koalicionin qeverisës, i cili humbi kontrollin edhe në Dhomën e Ulët më të fuqishme gjatë vitit të kaluar një zhvillim që pritet të ndikojë ndjeshëm në axhendën legjislative të qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toka ne hene mund te mbeshtese jeten e njeriut zbulon studimi 687defa6de4b1
Lajmi i mëparshëm

Toka në Hënë mund të mbështesë jetën e njeriut, zbulon studimi

BDI RECICE
Lajmi i radhës

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

Të fundit nga

ShkoLartë