kryeministri britanik urrejtja antimyslimane e neveritshme 691e01d4030e8

​Kryeministri britanik: Urrejtja antimyslimane, e neveritshme

November 19, 2025
1 minut lexim

Keir Starmer të mërkurën e quajti urrejtjen antimyslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen.

“Urrejtja antimyslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Starmer gjatë seancës javore të Pyetjeve të Kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste Afzal Khan, i cili kërkoi nga kryeministri të përshkruajë hapat që qeveria do të ndërmarrë për të luftuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.

“Këto raste në rritje duhet të adresohen, prandaj po rrisim fondet për të mbrojtur xhamitë dhe shkollat fetare myslimane në të gjithë vendin”, tha Starmer.

Ai gjithashtu përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen antimyslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë mbi përkufizimin e urrejtjes antimyslimane ndërsa në muajin nëntor po shënohet Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qelloi per vdekje 33 vjecarin qe i vrau shokun per nje kafe vetedorezohet pas rreth nje muaji daniel pepa 691e0163c468e
Lajmi i mëparshëm

Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun për një kafe, vetëdorëzohet pas rreth një muaji Daniel Pepa

luvri blindohet pas vjedhjes 100 kamera te reja dhe nje stacion i avancuar policor 691e07c2755ee
Lajmi i radhës

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

Të fundit nga

ShkoLartë