kryeministri britanik arritja e paqes ne gaza nuk eshte nje sfide e vogel 68eea7f62eca6

Kryeministri britanik: Arritja e paqes në Gaza nuk është një sfidë e vogël

October 14, 2025
1 minut lexim

Kryeministri britanik Keir Starmer, i tha Parlamentit se armëpushimi në Gaza “nuk do të ishte i mundur” pa Trumpin, bashkë me udhëheqësit egjiptian, katarias dhe turk.

Sipas BBC, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për planin e Trumpit dhe ka qenë “duke punuar pas skenave për muaj me radhë” për të siguruar zbatimin e tij dhe është krenar për “kontributin” britanik deri tani.

Por ai gjithashtu pranon se “të bësh që kjo paqe të zgjasë nuk do të jetë një detyrë më pak e vështirë” dhe se zbatimi i planit të paqes “nuk është një sfidë e vogël”.

Starmer thotë se Britania është gati të vendosë diplomacinë dhe ekspertizën e saj për të mbështetur rindërtimin e Gazës, shkatërrimi i të cilës, sipas tij, “mbetet i pakrahasueshëm”.

Ai thotë se MB-ja do të mbështesë gjithashtu marrëveshjet e qeverisjes tranzitore në Gaza dhe do të punojë me Autoritetin Palestinez për reformat.

Gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e zbatimit të një procesi monitorimi të armëpushimit dhe është “gati të luajë një rol të plotë” në dekomisionimin e armëve dhe kapaciteteve të Hamasit, shton ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani telefonate me emisaren britanike teme edhe ceshtja e formimit te qeverise 68eea6e1594c9
Lajmi i mëparshëm

Osmani telefonatë me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë

dumani elemente te policise pjese e grupeve kriminale 68eeacb8b5d66
Lajmi i radhës

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë