Kryeministri Anthony Albanese tha se Komiteti i Sigurisë Kombëtare u mblodh urgjentisht këtë mbrëmje.
Ai u shpreh:
Ka pasur një incident shkatërrues terrorist në Bondi, gjatë festimit “Chanukah By the Sea”. Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukës, e cila duhet të jetë një ditë gëzimi, një festë e besimit. [Sulmi është] një akt i së keqes, antisemitizmi dhe terrorizmi që ka goditur në zemër të kombit tonë.
Një sulm ndaj australianëve hebrenj është një sulm ndaj çdo australiani.
Nuk ka vend për këtë urrejtje, dhunë dhe terrorizëm në vendin tonë. Ta bëj të qartë: ne do ta çrrënjosim atë.
Burimi: botasot.info


