kryebashkiaku i rrogozhines ankimon denimin me 1 vit burg per korrupsion zgjedhor 68ea417df18a6

Kryebashkiaku i Rrogozhinës ankimon dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor

October 11, 2025
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ka ankimuar këtë të shtunë vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila e ka dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor.

Ankimimi është dorëzuar përmes avokatit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit të GJKKO-së, përmes postës elektronike.

Më 24 janar 2024, Gjykata e shpalli fajtor Memollën, pas hetimeve që nisën për shkak të një audio-përgjimi të publikuar në media. Në regjistrimin e dëgjuar nga SPAK, Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, dyshohet se ka ndikuar tek një punonjës i OSHEE-së që të mos ndërpriste energjinë elektrike për një abonent debitor.

Prokurori Edvin Kondili gjatë seancave gjyqësore theksoi se qëllimi i këtij veprimi ishte që qytetari të votonte në favor të Memollës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Përveç dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Shkallës së parë ka vendosur edhe një dënimin plotësues që për 5 vitet e ardhshme Memolla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Tashmë, në Gjykatën e Apelit të GJKKO-së pritet të caktohet data e shqyrtimit të ankimit. Nëse vendimi i shkallës së parë do të mbetet në fuqi dhe do të marrë formë të prerë, Memolla do të jetë i detyruar të lërë postin e kryebashkiakut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bashke per kercoven ali ahmeti dhe fatmir dehari zhvillojne takime dere me dere me qytetaret 68ea401794eaa
Lajmi i mëparshëm

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

nga frattesi te dimarco emrat ne krye te listes 68ea41d613175
Lajmi i radhës

Nga Frattesi te Dimarco, emrat në krye të listës

Të fundit nga

ShkoLartë