kryebashkiaku i new york ut ne shqiperi nje vend i mrekullueshem me njerez miqesore 68e56bf64e0a7

Kryebashkiaku i New York-ut në Shqipëri: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

October 7, 2025
1 minut lexim

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe nivelin e sigurisë në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë”.

“Disa vite më parë, djali im erdhi këtu për të performuar dhe më tha se ishte një vend shumë i bukur. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë, kam qenë në kontakt me Kryeministrin dhe i kisha premtuar se do të vija për të parë nga afër zhvillimin e turizmit dhe për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë publike. Rreth një vit më parë nuk ishte momenti i duhur, por tani ishte koha perfekte për këtë vizitë”, tha Adams.

Ai shtoi se është i impresionuar nga përparimi që ka bërë Shqipëria në turizëm dhe se dëshiron që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet edhe më tej.

“Sot shoh se turizmi ka avancuar ndjeshëm, por mundësitë janë të mëdha për ta zhvilluar më tej. New York-u është si ‘Shqipëria e Amerikës’. Vendi juaj është i mrekullueshëm, njerëzit tuaj janë shumë miqësorë dhe ndjenja e sigurisë është e jashtëzakonshme — mund të ecësh natën në rrugë pa asnjë problem”, u shpreh ai.

Adams bëri të ditur se po shqyrtohen mundësi konkrete për bashkëpunim, përfshirë krijimin e një linje të drejtpërdrejtë ajrore mes New York-ut dhe Shqipërisë, ngjashëm me modelin e aplikuar me Azerbajxhanin.

“Vlora është një qytet i bukur dhe një destinacion ideal për shkëmbime përvojash. Ju ftoj të vini në New York, ashtu si edhe ne do të vijmë me kënaqësi në vendin tuaj”, deklaroi kryebashkiaku.

Në përfundim, Adams theksoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit përfaqëson një mundësi të re për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“New York-u është si Shqipëria e amerikanëve, sepse aty jeton një komunitet i madh shqiptarësh,” përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e shendetesise prej sot fillon paraqitja per vaksinim falas kunder gripit sezonal 68e56a9318204
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

dragan xhajiqi shfaqet ne opinion kete e kerkon ndaj shqiptareve 68e56c594f44e
Lajmi i radhës

Dragan Xhajiqi shfaqet në opinion, këtë e kërkon ndaj shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë