kroacia ndalon shitjen e pijeve energjike per personat nen 18 vjec 6a1a0ab34e2ea

Kroacia ndalon shitjen e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

May 29, 2026
1 minut lexim

Parlamenti i Kroacisë miratoi ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, me të cilat u jepen kompetenca njësive lokale për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në dyqane.

Raportohet se shteti kroat ka ndaluar shitjen e alkoolit dhe pijeve energjike për personat nën 18 vjeç.

Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan njëzëri nga deputetët.

Sipas ndryshimeve, njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të vendosin vetë për orarin e shitjes së pijeve alkoolike në territorin e tyre, përmes organeve përfaqësuese.

Këto vendime do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik, rendit dhe qetësisë publike, trashëgimisë kulturore ose mjedisit.

Ligji gjithashtu forcon mbrojtjen e të miturve, duke detyruar shitësit të mos shesin alkool ose pije energjike nëse vlerësojnë se blerësi është nën 18 vjeç, përveç nëse ai provon moshën me dokument identifikimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas shume protestave jemi ende ne kete pike kalaja berisha i ka arritur fitoret e tij puna eshte te fitoje pd 6a1a0a50414ba
Lajmi i mëparshëm

“Pas shumë protestave jemi ende në këtë pikë”, Kalaja: Berisha i ka arritur fitoret e tij, puna është të fitojë PD!

dhurata dora publikon kengen e re nrvz don ti 6a1a0b7c651dc
Lajmi i radhës

Dhurata Dora publikon këngën e re “NRVZ/Don Ti”

Të fundit nga

ShkoLartë