kriza politike shqiptare ne maqedonine e veriut si ndikon vendimi i fundit i menduh thacit 68ab4e4068a52

Kriza politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si ndikon vendimi i fundit i Menduh Thaçit?

August 24, 2025
min lexim

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut priten të mbahen më 19 Tetor 2025.

Por, pjesë e këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Këtë e ka konfirmuar kryetari i saj, Menduh Thaçi, përmes një konference për media pas mbledhjes së partisë.

“Duke pas parasysh situatën e vështirë në sferën politike në Maqedoni dhe në raport me avancimin e procesit të inkuadrimit në Bashkimin Evropian dhe, në të njëjtën kohë, mungesën e një dëshire për një dialog serioz dhe substancial sa i përket avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, e keni kuptuar se PDSH-ja refuzon pjesëmarrjen në këtë qeveri aktuale” ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, Thaçi ka thënë se zgjedhjet lokale janë thjesht administrim dhe arenë pazare për pushtet, jo për të përmirësuar të drejtat e shqiptarëve.

“Zgjedhjet lokale janë çështje të administrimit lokal, janë zgjedhje administrative dhe nuk duhet të ketë askush iluzion se bëhet fjalë për përmirësim të pozitës apo të drejtave të shqiptarëve, por në pyetje është vetëm koha e pazareve të errëta që individë dhe grupacione të caktuara të marrin pushtetin”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka thënë se PDSH-ja vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk do të ketë kandidat.

“Në këtë rast, në bazë të këtyre arsyeve, kuvendi qendror merr vendim që PDSH-ja të refuzojë të marrë pjesë në zgjedhje, dhe ne nuk do të kemi kandidat në këto zgjedhje. Qytetarët janë të lirë të vendosin si do të sillen në këto zgjedhje”, ka theksuar Thaçi.

PDSH-ja në krizë: Votuesit ndahen mes Selës, Taravarit dhe Thaçit

Lidhur me këtë, analisti politik dhe profesori, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka shpjeguar se pse Thaçi i ka bojkutuar zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

Image

Sulejman Mehazi

“Bojkoti i Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, gjatë Zgjedhjeve Lokale që do mbahen në tetor nuk ka të bëjë me krizë politike të shqiptarëve në RMV, po ka të bëjë me krizën e PDSH-së e cila ka humbur votuesit e saj, shkaku i mos marrjes pjesë të PDSH-së në garën e Zgjedhjeve Lokale është, se kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, ka mbetur i vetmuar, bile pa anëtarë të kryesisë qendrore e jo më pa votues”, ka deklaruar ai.

Mehazi ka thënë se pas vdekjes së Arben Xhaferit, PDSH-ja humbi shumë mbështetje, anëtarët dhe simpatizantët u ndanë mes Menduh Thaçit, Zijadin Selës dhe Agim Taravarit.

“Pas shkuarjes në amshim të Arben Xhaferit PDSH-ja u bë pikë e pesë, shumica e anëtarëve dhe simpatizantëve ia kthyen shpinën, Menduh Thaçit, duke u radhitur në anën e Zijadin Selës, momentalisht anëtarët dhe votuesit e PDSH-së së Thaçit janë ndarë më dyshë, disa me Selën, disa me Taravarin dhe si ka mbetur gjë tjetër Menduh Thaçit, përveç që partia e tij e PDSH-së të mos marrë pjesë në Zgjedhjet Lokale”, ka theksuar ai.

Në fund, Mehazi ka thënë se Thaçin që është një ndër politikanët me më së shumti përvojë në Maqedoninë e Veriut.

“Menduh Thaçi nga të gjithë politikanët shqiptarë në RMV ka përvojë më të madhe politike 30 vjeçare dhe do të ishte mirë që në të ardhmen të merret me analiza politike nëpër mediat shqiptare, Thaçi me analizat e tij politike do bëhej një ndër analistët më të spikatur në trojet tona shqiptare”, ka vlerësuar Mehazi.

Shabani: Thaçi mund të hyjë në qeveri përmes marrëveshjeve politike

Kurse, sipas njohësit të çështjeve ndërkombëtare, Amir Shabani mospjesëmarrja në zgjedhje e PDSH-së nuk është edhe e papritur.

Image

Amir Shabani

“Deklarata e kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi në lidhje me atë se nuk do jetë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut nuk është diçka shumë absurde pasiqë ajo parti është zbehur dhe mezi qëndron gjallë”, ka cilësuar ai.

Shabani ka shtuar se pavarësisht situatës së Thaçi mund të bëjë marrëveshje me koalicionin shqiptar në pushtet dhe të marrë poste në qeveri.

“Pritshmëritë tjera mund të jenë se edhe për kundër këtij fakti ai mund të realizojë marrëveshje politike me koalicionin shqiptar në pushtet, VLEN-in dhe të futet në qeveri me marjen e ndonjë nga ministritë apo drejtoritë”, ka potencuar ai.

Në fund, Shabani ka folur edhe për krizën politike të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket krizës politike shqiptare ajo nuk ndodh vetëm me këtë hap të z. Thaçi, por edhe me partizimin e shumtë të shqiptarëve e që si pasojë e ksaj, shkapërderdhet vota shqiptare dhe dështon uniteti”, ka përfunduar Shabani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

florentino perez po punon per te mbyllur transferimin e tre yjeve 68ab4e34c4c02
Lajmi i mëparshëm

Florentino Perez po punon për të mbyllur transferimin e tre yjeve

spacex lanson anijen kozmike te ngarkesave ne stacionin nderkombetar hapesinor 68ab4f1d72400
Lajmi i radhës

​SpaceX lanson anijen kozmike të ngarkesave në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Të fundit nga

ShkoLartë