kriza politike ne kuvend pasoja per kosoven edhe ne skenen nderkombetare 686c06619e74e

Kriza politike në Kuvend, pasoja për Kosovën edhe në skenën ndërkombëtare

July 7, 2025
min lexim

Deputetët kanë shënuar herën e 43-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Kësisoj, Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe në shumë aspekte, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh. Partitë kanë dalë menjëherë me interpretimet e tyre sa i përket votimit të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare.

Bazuar në atë se çka kanë deklaruar akterët politikë, nuk duket të ketë ndonjë zgjidhje të afërt.

E derisa ngërçi po vazhdon, Kosova ka ngecur sa i përket diplomacisë dhe punës së saj për anëtarësime në organizatat ndërkombëtare.

Kjo pasi që, Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.

Në këtë situatë, procesi i dialogut me Serbinë mund të mbetet në vendnumëro, ashtu sikurse synimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi në mungesë të institucioneve kompetente, nuk ka vullnet që Gjykatës Kushtetuese t’i dorëzohet për shqyrtim drafti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – si kusht për anëtarësim.

Lama: Kosova është e paralizuar plotësisht sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare

Image

Alma Lama

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama.

Si fillim, ajo tha se marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët tani janë të paralizuara. Në këtë pikë, theksoi se pa qeveri nuk ka anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Kosova është e paralizuar plotësisht për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, ashtu edhe institucioneve dhe punëve të brendshme. Pa qeveri nuk ka as diplomaci, as anëtarësim. Bota po bën çudi me atë që po ndodh në Kuvend, situatë më absurde nuk ka”.

Kurse, sa i përket një anëtarësimi të mundshëm në KiE, ajo vlerësoi se një gjë e tillë vështirë që mund të ndodhë, pasi më herët ishte një momentum me rëndësi, por që u lëshua ajo mundësi.

“Sa për KiE, nuk bëhet fjalë tani, pasi kushtet për anëtarësim mbeten të njëjta. Kurti nuk pranoi të dërgojë drafin e statutit të asosacionit në GJK dhe partnerët ndërkombëtarë nuk i besojnë se e mban fjalën. Ishte një momentum shumë i rëndësishëm që u humb”, përfundoi Alma Lama për “Bota sot”.

Shabani: Gjendja e tillë jep pasqyrë të palakmueshme edhe ndaj BE-së dhe diplomatëve evropianë

Image

Amir Shabani

Ndërsa, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani tha se bllokada në Kuvend ka shkaktuar edhe ngërçe të tjera.

Ai bëri thirrje që partitë politike të gjejnë mirëkuptim dhe t’i hapin rrugë formimit të institucioneve të reja.

“Tani më për të 43-tën herë po dështon konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës e cila e ka bllokuar procesin e mbarëvajtjes së institucionit ligjvënës.

Një përvojë e re siç ka ngjarë kjo për Kosovën, nuk e zgjidhën dot as nga zyra e presidentes dhe kjo është për keqardhje pasiqë nga njëra anë duhet liruar “rrugën” me qëllim që të zgjidhet funksionimi i drejtë i institucioneve”.

Po ashtu, Shabani tha se një situatë e tillë në sytë e ndërkombëtarëve është e palakmueshme dhe e pengon rrugëtimin e shtetit për në organizata ndërkombëtare.

“Insistimi i VV-së për kandidaten e tyre, znj. Haxhiu mendoj se është i padrejtë dhe duhet hulumtuar për plan tjetër të zgjidhjes.

Gjendja e tillë jep pasqyrë të palakmueshme edhe ndaj BE-së dhe diplomatëve evropianë në Kosovë, duke vështirësuar procesin eurointegrues dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, shtjelloi ai.

Në fund, kishte një mesazh për politikanët e Kosovës.

“Politikanët e Kosovës duhet të jenë vigjilent për ecurinë e politikave të vendit, sidomod atë të procesit të integrimeve euro-atlantike, ku çdo ditë e më shumë po kanoset siguria globale si pasojë e luftërave nëpër botë”, përmbylli Amir Shabani për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

allegri e konfirmon luka modric pritet ti bashkohet milanit ne gusht 686c065e9dabc
Lajmi i mëparshëm

Allegri e konfirmon: Luka Modric pritet t’i bashkohet Milanit në gusht

tregjet globale a mund te kete pasiguri tarifore dhe tensione gjeopolitike ne gjysmen e dyte te vitit 686c071321b73
Lajmi i radhës

Tregjet globale, a mund të ketë pasiguri tarifore dhe tensione gjeopolitike në gjysmën e dytë të vitit?

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë