kriza buxhetore ne prishtine rama pse nuk po i qet paret hekuran 692ef3f1469fd

​Kriza buxhetore në Prishtinë, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

December 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të krizës buxhetore që po pengon funksionimin normal të komunës dhe pagesën e punëtorëve.

Rama ka deklaruar se, pavarësisht votimit të Asamblesë për bartjen e mjeteve javën e kaluar, fondet nga Ministria e Financave ende nuk janë transferuar. “Shërbimet komunale janë ndalur dhe punëtorët janë pa paga. Komuna pret që mjetet të alokohen menjëherë,” ka thënë ai.

Ai më tej ka shkruar, “Pse nuk po i qet paret, Hekuran? Shërbimet janë ndalur. Punëtorët janë pa paga. Komuna po pret transferimin e mjeteve nga ministria! Javën e kaluar e votuam bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime kanë mundur të mbulohen lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrat vetanake dhe nga granti qeveritare që, për ironi, as nuk kërkojnë votim në Asamble, vetëm vullnet për miratim nga ministri në detyrë, por që vazhdon t’i mbajë të bllokuara me përkushtim! Meqë politika spektakolare paska prioritet, u detyruam të ndjekim çdo rrugë tjetër vetëm që punëtorët të marrin pagat e tyre. E thirrëm edhe seancën e jashtëzakonshme për t’i votuar 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024, të njëjtat mjete që tri herë radhazi u bllokuan nga asambleistët e VV-së. Këtë herë u votuan. U lëshuan në ofensivë publike duke thënë se “VV e shpëtoi kryeqytetin”. Po harrojnë që qytetarët janë vigjilentë dhe e dinë se, nëse VV nuk do ta kishte BLLOKUAR buxhetin, nuk do të kishte pasur nevojë për “ÇBLLOKIM””.

Kryetari ka kritikuar vonesat politike dhe ka theksuar se një pjesë e këtyre mjeteve mund të mbuloheshin nga 35 milionë euro të hyrat vetanake dhe nga grantet qeveritare, të cilat nuk kërkojnë votim në Asamble, por vetëm miratim nga ministri kompetent. Sipas tij, vonesat e qëllimshme po krijojnë një krizë artificiale dhe po pengojnë realizimin e projekteve për qytetarët.

Rama ka falënderuar ata asambleistë që votuan në dobi të interesit publik, duke shtuar se tani mbetet përgjegjësia e nivelit qendror që mjetet të alokohen sa më shpejt. Ai ka theksuar se qytetarët janë vigjilentë dhe nuk duhet të lejojnë që fondet publike të mbeten peng për interesa ditore ose elektorale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet federica mogherini per mashtrim e korrupsion 692ef1d810367
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

kishim parandjenje u shqetesuam si familje nena e shpatit zbulon detajin prekes 692ef515c6d1f
Lajmi i radhës

“Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje” – Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës

Të fundit nga

ShkoLartë