Situata në Ura e Mifolit paraqitet kritike, duke arritur në nivelin 7.2 metra.
Sipas përgjegjësit të sektorit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, janë marrë të gjitha masat për rritjen e gatishmërisë së strukturave operacionale, për njoftimin e komunitetit, bizneseve dhe blegtorëve që operojnë përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë.
Pikat më kritike mbeten fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras, ndërkohë që niveli i prurjeve do të varet nga intensiteti i reshjeve në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


