krishtlindja ne prishtine mesazh per qetesi shpirterore dhe pajtim 694d2a516a8b1

Krishtlindja në Prishtinë, mesazh për qetësi shpirtërore dhe pajtim

December 25, 2025
1 minut lexim

Në atmosferën festive të Krishtlindjes, Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbush me besimtarë të shumtë që u mblodhën për të kremtuar lindjen e Krishtit.

Mesha solemne u udhëhoq nga famullitari Don Agim Qerkini, i cili përcolli një mesazh të thellë reflektimi mbi paqen, jetën dhe marrëdhënien e njeriut me Zotin dhe me vetveten.

Në fjalën e tij, Don Agimi theksoi se jeta moderne, e mbushur me zhurmë dhe shpërqendrim të vazhdueshëm, e vështirëson gjetjen e qetësisë shpirtërore. Ai u bëri thirrje besimtarëve që t’i krijojnë hapësirë Zotit në jetën e përditshme, duke u shkëputur nga rutina dhe varësia ndaj botës materiale.

“Edhe në kishë shpeshherë jemi me mendjen diku tjetër, me celularin në dorë, pa arritur të shkëputemi nga kjo botë tokësore. Krishtlindja na fton të ndalemi, të dëgjojmë dhe të reflektojmë”, tha ai, duke kujtuar se me lindjen e Krishtit, Zoti hyri në historinë e njerëzimit si shenjë dashurie, mirësie dhe mëshire.

Sipas Don Agim Qerkinisë, Krishtlindja është mbi të gjitha festë e jetës. Ai ngriti shqetësimin për plagët e shoqërisë bashkëkohore, të ndikuara nga materializmi dhe hedonizmi, duke theksuar nevojën për mbrojtjen dhe respektimin e jetës në çdo fazë të saj.

“Kjo festë na kujton se jeta është dhuratë dhe se jemi të thirrur ta ruajmë, ta shërbejmë dhe ta mbrojmë atë”, u shpreh ai.

Një pjesë qendrore e mesazhit ishte edhe paqja, të cilën Don Agimi e përshkroi si një proces të trefishtë, paqe me Zotin, me të tjerët dhe me vetveten.

“Nuk mund të flasim për paqe me Zotin, nëse nuk jemi në paqe me njëri-tjetrin. E as me tjetrin, nëse zemra jonë nuk gjen qetësi”, tha ai, duke ftuar besimtarët në reflektim të sinqertë dhe pajtim.

Krishtlindja, pas Pashkëve, mbetet festa më e rëndësishme e krishterimit, duke simbolizuar mrekullinë e mishërimit, Zoti që bëhet njeri. Sot ajo kremtohet në mbarë botën përmes traditave familjare, dhuratave, skenës së lindjes së Krishtit dhe mesazhit universal të dashurisë dhe shpresës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha uron besimtaret shqiptare per festen e krishtlindjesle te festojme me besim 694d28341749a
Lajmi i mëparshëm

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

perparim rama i ndan hyjneshen ne fron dafina zeqirit 694d2b761cfab
Lajmi i radhës

Përparim Rama i ndan “Hyjneshën në Fron” Dafina Zeqirit

Të fundit nga

ShkoLartë