BDI LOGO GAZETA MK

Kris qyteki te tubimi i BDI-së në Çair (FOTO)

September 1, 2025
1 minut lexim

Kaos dhe rrahje në takimin e BDI-së në Çair, përleshje para syve të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit! Një ish deputet i BDI-së e ka rrahur djalin e një ish zëvendësministri të BDI-së.

Sonte, në Çair, BDI-ja e shndërroi një tubim politik në arenë përleshjesh dhe turpi publik. Në prani të vetë kryetarit të partisë Ali Ahmeti dhe kandidatit për komunën e Çairit, Bujar Osmani, shpërtheu një rrahje e madhe mes dy grupeve të njerëzve të tyre, duke nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të kësaj partie.

IMG 9261

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, pranë restorantit “FAFA”, ku takimi i paralajmëruar si “mbledhje me aktivin e Çairit” përfundoi në grushte, shtyrje dhe sharje, duke krijuar panik dhe turpërim publik. Në vend që të diskutohej për program, vizion apo projekte, militantët e BDI-së u përplasën mes vete, duke shfaqur qartë se kjo parti nuk është gjë tjetër veçse një strukturë e konsumuar nga konfliktet e brendshme dhe interesat klanore.
Sipas burimeve, grupet që u përleshën ishin të lidhura drejtpërdrejt me funksionarët e lartë të BDI-së, duke dëshmuar se përçarja dhe lufta për pushtet brenda kësaj partie ka arritur majat.

Atmosfera që duhej të ishte “festive” u kthye në skenë dhune, duke dëshmuar se BDI nuk ka më as autoritet, as unitet, e aq më pak qetësi për të udhëhequr shqiptarët. Përleshja para syve të Ahmetit dhe Osmanit është simbol i rënies morale dhe politike të kësaj partie, e cila sot nuk arrin të mbajë në kontroll as takimet e saj.

Burimi: zbulo.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai takimet e bujarit ndodhen pasi u ndryshua kodi penal kur donin kthimin e gruevskit 68b6100f5843c
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Takimet e Bujarit ndodhën pasi u ndryshua kodi penal, kur donin kthimin e Gruevskit

IMG 9265
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Çairi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë