Kris Jenner, mama e famshme e klanit Kardashian-Jenner, u shfaq me një pamje të thjeshtë por elegante teksa shëtiste në rrugët e Londrës.
Ajo mbante një kostum ngjyrë kafe të qepur me dorë, që i dha një look të rafinuar dhe të sofistikuar, perfekt për një ditë të zakonshme për pazar.
Kris u pa duke e kombinuar kostumin me aksesorë minimalë dhe syze dielli, duke treguar se stili i saj mbetet gjithmonë në trend, edhe pas natës së festës për ditëlindjen e vajzës së saj, Kim Kardashian.

Kris Jenner
Pamja e saj ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, duke treguar se Kris mund të duket chic dhe e kujdesshme për stilin edhe jashtë tapetit të kuq.
Burimi: botasot.info


