Kris Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga festa e Krishtlindjeve. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet në shoqërinë e Lauren Sanchez Bezos dhe vajzës së saj, Khloé Kardashian.
“Më pëlqen shumë të kaloj kohën e Krishtlindjeve me këto të dyja! ❤️🎅🏽🎄” – ka shkruar Jenner.
Fotoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, duke nxitur komente të shumta dhe reagime pozitive. Prania e Lauren Sanchez Bezos, partneres së miliarderit Jeff Bezos, krahas familjes Kardashian-Jenner, ka shtuar edhe më shumë interes rreth këtij momenti festiv.

Familja Kardashian-Jenner njihet për festimet e tyre luksoze dhe postimet e kuruara gjatë festave, të cilat çdo vit bëhen virale në rrjetet sociale.


Burimi: botasot.info


