kreu i shtepise se bardhe rrit tonet me maduron trump ne takimin me zelensky atij nuk ia mban te ngaterrohet me shtetet e bashkuara 68f29e3458c62

Kreu i Shtëpisë së Bardhë rrit tonet me Maduron, Trump në takimin me Zelensky: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

October 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti Donald Trump, e mbylli fjalën e tij gjatë takimit me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me një koment për presidentin venezuelian Nicolas Maduro.

I pyetur në fund për Maduron, i cili ka bërë thirrje për paqe me SHBA-në pasi Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione të fshehta në vendin e tij, Trump u përgjigj ashpër.

“Ai ka ofruar gjithçka. Po, ke të drejtë, ai ka ofruar gjithçka. “E di pse? Sepse atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara”, tha Trump për Maduron.

Trump ka konfirmuar se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s brenda Venezuelës për të shtypur trafikun e drogës dhe për të ushtruar presion mbi regjimin e Maduron.

Ai ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë edhe operacione tokësore në Venezuelë, duke argumentuar se kontrolli në det është tashmë i “fortë” dhe tani duan të përballen me rrugët tokësore të trafikut të drogës.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

31 vjecari bie per vdekje nga kati i 8 teksa tentoi ti shpetonte policise 68f29c73a6a2b
Lajmi i mëparshëm

31-vjeçari bie për vdekje nga kati i 8, teksa tentoi t’i shpëtonte policisë

zenel hajdini ne prishtine nis mesimin tereditor nga java e ardhshme prinderit shprehin skepticizem 68f2a353c4d42
Lajmi i radhës

“Zenel Hajdini” në Prishtinë nis mësimin tërëditor nga java e ardhshme, prindërit shprehin skepticizëm

Të fundit nga

ShkoLartë