kreu i pd berisha takim me deputetin britanik vickers ja temat e diskutimit 6918ba54deab1

Kreu i PD, Berisha takim me deputetin britanik Vickers, ja temat e diskutimit

November 15, 2025
1 minut lexim

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, z. Martin Vickers.

Gjatë takimit, Berisha e informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë”.

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet e niveleve më të larta të qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, si dhe ndikimin e narko-eurove në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.

Berisha theksoi se pluralizmi politik po shtypet nga organet e narko-shtetit dhe se përndjekja ndaj drejtuesve të opozitës bëhet përmes një prokurorie të politizuar.

Ai ngriti shqetësimin për mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

Në përfundim, Berisha nënvizoi se narko-financat diktojnë vendimmarrjen në qeveri, Parlament, gjykata e polici, duke i paraqitur deputetit Vickers një panoramë të plotë të pasojave të këtij fenomeni.

Takim me Martin Vickers
Deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.

Të dashur miq, dje pasdite prita në takim z. Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, mik i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Shqipëri si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, lidhjet e pazgjidhshme të niveleve më të larta të pushtetit dhe vetë Edi Ramës me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, shtypjen e pluralizmit politik nga organet e narko-shtetit, ndjekjen dhe persekutimin nëpërmjet prokurorisë politike të drejtuesve të forcave kryesore politike të vendit, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit.

Takimi ishte i hapur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalimi i hedhjes se mbeturinave nga ora 2200 deri ne 0600 behet kryesisht per bizneset 6918b8637e930
Lajmi i mëparshëm

Ndalimi i hedhjes së mbeturinave nga ora 22:00 deri në 06:00 bëhet kryesisht për bizneset

satpaev behet lojtari me i ri qe shenon gol ne kualifikuese 6918bab40f480
Lajmi i radhës

Satpaev bëhet lojtari më i ri që shënon gol në kualifikuese

Të fundit nga

ShkoLartë