kreu i emergjencave inspektim ne uren e mifolit prurjet ne kufij te

Kreu i Emergjencave inspektim në urën e Mifolit: Prurjet në kufij të menaxhueshëm

November 22, 2025
1 minut lexim

Nga ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë përditësimin më të fundit mbi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe daljet e lumenjve në disa zona të vendit.

Çako deklaroi se strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, pasi situata ende mbetet e paqëndrueshme.

Duke iu referuar lumit Vjosë, kreu i emergjencave theksoi se gjatë orëve të fundit është vënë re një ulje e nivelit të tij dhe prurjet tashmë janë në kufij të menaxhueshëm.

Ai u ndal gjithashtu tek problematikat e evidentuara në disa zona të vendit, si në veri, Lezhë, Shkodër, Devoll dhe juglindje, ku janë shënuar dëmtime të argjinaturave dhe përmbytje të tokave bujqësore.

Çako ka konfirmuar se edhe në fshatin Çukë të Sarandës është ndërhyrë paraprakisht, por pas tërheqjes së ujit do të nevojiten ndërhyrje të tjera për përmirësimin e argjinaturës.

Lidhur me reshjet në vijim, ai bëri të ditur se pritet të jenë më pak intensive për shkak të uljes së temperaturave, ndërsa më pas do të nisë verifikimi i dëmeve të shkaktuara në terren.

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, me problematika të shfaqura si në veri, ashtu edhe në jug e zona të tjera, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë punën për minimizimin e pasojave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1763818224013
Lajmi i mëparshëm

Kostovski hedh poshtë akuzat e BDI-së: Dita e Alfabetit Shqip është shënuar në çdo shkollë të komunës

mehmeti jep dy asiste qe ne pjesen e pare ne angli 6921bcf343d18
Lajmi i radhës

Mehmeti jep dy asiste që në pjesën e parë në Angli

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë