kreu i ceshtjeve fetare te turqise kryesoi namazin e teravise ne shkup 69a8af0a1c3b2

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë kryesoi namazin e teravisë në Shkup

March 5, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpagus, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi si dhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, iu drejtua besimtarëve muslimanë në xhaminë e ndërtuar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe fali namazin e teravisë, raporton Anadolu.

Në fjalën e tij, Arpagus citoi hadithin e Hz. Muhamedit “Muslimanët janë si tullat e një ndërtese”, si dhe theksoi se Zoti i Madhëruar në Kuranin e Shenjtë ka thënë se besimtarët janë vëllezër.

Duke theksuar se në muajin e Ramazanit besimtarët ndajnë bukën, dashurinë dhe miqësinë e tyre, Arpagus tha: “Deshëm të bashkohemi me vëllezërit tanë në gjeografinë tonë të zemrës, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Trakinë Perëndimore dhe Bullgari”.

Duke përcjellë përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe të popullit turk për xhematin e xhamisë, Arpagus u shpreh: “Ajo që na takon neve është të jemi të bashkuar e të lidhur fort si tullat e një ndërtese, të jemi vëllezër, ta mbrojmë e ta përkrahim njëri-tjetrin në gëzim, në vështirësi, në pikëllim e në hidhërim dhe me vetëdijen për të qenë një ummet i Muhamedit, si vëllezër, të sundojmë në këtë botë”.

Arpagus gjithashtu uroi që tani muslimanët e Maqedonisë së Veriut për Festën e Fitër Bajramit.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), Shaqir Fetahu, nga ana e tij, theksoi se në muajin e Ramazanit Allahu ua fal mëkatet besimtarëve. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e Arpagusit.

Ndërkohë, pas namazit të teravisë, në kuadër të projektit “Dhurata ime të jetë Kurani”, i realizuar nga TDV në bashkëpunim me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, xhematit të xhamisë iu dhuruan Kuran.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ovl uck i reagon vulinitte vendosur se kurre per ta mbrojtur kosoven 69a888a43f770
Lajmi i mëparshëm

OVL-UÇK i reagon Vulinit:Të vendosur se kurrë për ta mbrojtur Kosovën

shba mohon planin per te perdorur forcat kurde per nderhyrje ne iran 69a8afbdf41d4
Lajmi i radhës

SHBA mohon planin për të përdorur forcat kurde për ndërhyrje në Iran

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë