kreret e shteteve largohen ne shenje revolte netanyahu i flet salles bosh ne okb 68d6d6c39592a

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

September 26, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.



Në momentin që ai mori fjalën, një pjesë e konsiderueshme e delegacioneve të shteteve të huaja janë larguar nga salla në shenjë revolte ndaj masakrave në Gaza.

Netanyahu i bëri thirrje Hamasit të ulë armët dhe të dorëzohet. Ai paraqiti edhe një hartë në të cilën etiketohen shtetet armike të Izraelit 

“Vitin e kaluar, nga ky podium, tregova këtë hartë të terrorit të Iranit, i cili po zhvillon me shpejtësi një program raketash bërthamore dhe balistike. Këto jo vetëm që kërcënojnë të shkatërrojnë Izraelin, por edhe rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk ju kemi harruar, nuk do të pushojmë derisa t’ju kthejmë në shtëpi. Dua t’u flas pengjeve; kam vendosur altoparlantë rreth Gazës në mënyrë që ata ta dëgjojnë mesazhin tim. Ne duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur. Lironi pengjet dhe dorëzoni armët. Nëse e bëni këtë, do të jetoni; nëse jo, Izraeli do t’ju ndjekë. Palestinezët nuk besojnë në zgjidhjen me dy shtete; ata nuk duan një shtet pranë Izraelit, por në vend të Izraelit”, tha Netanjahu.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj takim me sekretarin e pergjithshem te okb se zbardhen temat e diskutimit 68d6d593d770e
Lajmi i mëparshëm

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

nisma socialdemokrate kerkon mbeshtetje ne lagjen kurille te prizrenit 68d6d7aed6bee
Lajmi i radhës

Nisma Socialdemokrate kërkon mbështetje në lagjen Kurillë të Prizrenit

Të fundit nga

ShkoLartë