Sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vitet e ardhshme duket të jetë fokusi i samitit që mbledh për dy ditë ne Bruksel liderët e Bashkimit Europian.
Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si metodë e preferuar, shumica e përpjekjeve diplomatike këtë javë do të përqendrohen tek përpjekja për të zgjidhur këtë çështje.
Megjithatë sot, një ditë përpara takimit të përcaktuar të nisë në 18 dhjetor, kryeqendra e BE-së është mikpritëse e një samiti tjetër që siç vëren REL, është lënë në hije nga zhvillimet që lidhen me Ukrainën: udhëheqësit e gjashtë vendeve aspiruese të Ballkanit Perëndimor-Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, takohen me homologët e tyre të BE-së në Bruksel.
Kosova, në këtë samit, përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Draft-deklarata e samitit, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, dokument që do të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”. Përtej çështjes së zgjerimit, nuk ka shumë pika të tjera ku BE-ja mund t’i shtyjë përpara në Ballkanin Perëndimor vitin e ardhshëm, përveç integrimit gradual në tregun e BE-së në disa fusha. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjatë këtij viti iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që thjeshton dhe redukton transferet bankare në euro. Ideja është që edhe dy shtetet e tjera, Kosova dhe Bosnja, të bashkohen së shpejti.
Sakaq, i mbështetur nga Hungaria, Italia, Spanja dhe Sllovakia, Parisi zyrtar është siguruar që asnjë masë ndaj Kosovës të mos hiqet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Këto shtete kanë qenë po ashtu instrumentale që Serbia të shmangë sanksionet e BE-së dy vjet më parë, pasi militantët serbë, që dyshohet se janë mbështetur nga Beogradi, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.
Top Channel
Burimi: top channel


