kremlini moska i ka bere nje oferte frances per shtetasin e burgosur ne rusi 694f1db736dcd

Kremlini: Moska i ka bërë një ofertë Francës për shtetasin e burgosur në Rusi

December 27, 2025
1 minut lexim

Kremlini ka deklaruar të enjten se është në kontakt me autoritetet franceze lidhur me fatin e studiuesit politik francez Laurent Vinatier, i cili po vuan një dënim trevjeçar në Rusi dhe, sipas raportimeve, përballet edhe me akuza të reja për spiunazh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia i ka bërë “një ofertë palës franceze” për Vinatierin dhe se “tani topi është në fushën e Francës”, duke refuzuar të japë detaje për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, shkruan AP.

Nga ana tjetër, presidenca franceze bëri të ditur se presidenti Emmanuel Macron po e ndjek nga afër rastin, ndërsa Ministria e Jashtme e Francës theksoi se të gjitha shërbimet shtetërore janë të angazhuara për t’i ofruar mbështetje konsullore Vinatierit dhe për të shtyrë për lirimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Laurent Vinatier u arrestua në Moskë në qershor të vitit 2024 dhe u akuzua se kishte mbledhur informacione mbi aktivitetet ushtarake ruse pa u regjistruar si “agjent i huaj”. Edhe pse avokatët e tij kërkuan një gjobë, në tetor 2024 ai u dënua me tre vjet burg, një vendim që Franca e cilësoi si “jashtëzakonisht të ashpër”.

Rasti i Vinatierit ndodhi në një periudhë tensionesh të larta mes Moskës dhe Parisit, pas deklaratave të Macronit për mundësinë e dislokimit të trupave franceze në Ukrainë.

Së fundmi, media shtetërore ruse raportoi se studiuesi është akuzuar edhe për spiunazh – një vepër që në Rusi dënohet me 10 deri në 20 vjet burg.

Arrestimet për akuza spiunazhi dhe mbledhje informacioni të ndjeshëm janë shtuar ndjeshëm në Rusi që nga nisja e luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe Parisi zyrtar kanë kritikuar ligjin për “agjentët e huaj”, duke e konsideruar atë një mjet për shtypjen e lirive themelore dhe zërave kritikë ndaj luftës.

Rusia, ndër vite, ka arrestuar disa shtetas të huaj dhe më pas i ka liruar në këmbime të të burgosurve me vendet perëndimore, përfshirë edhe shkëmbimin e madh të gushtit 2024, më i madhi që nga Lufta e Ftohtë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

terdevci lvv ka gjasa reale ta tejkaloje rezultatin e vitit 2021 694f1d9f3fb44
Lajmi i mëparshëm

Tërdevci: LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 2021

rasti historik kunder apple 1 5 miliard paund kompensim per perdoruesit britanike 694f1f68d04f1
Lajmi i radhës

Rasti historik kundër Apple, 1.5 miliard paund kompensim për përdoruesit britanikë

Të fundit nga

ShkoLartë