kremlini kerkon kontrollin mbi rajonin e donbasit 68a1c07589578

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

August 17, 2025
1 minut lexim

Gazeta britanike “Financial Times” si dhe disa media amerikane njoftojnë se Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku – përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkron që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t’i kalojnë Rusisë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia përcolli këtë kërkesë Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftojnë agjencia e lajmeve Bloomberg, New York Times dhe faqja e lajmeve Axios, duke cituar burime të informuara. Aktualisht Moska kontrollon vetëm pjesë të rajonit të Donbasit.

Gazeta “Financial Times” citon katër persona që kanë informacione lidhur me bisedimet Trump-Putin. Sipas tyre Presidenti rus ka propozuar “ngrirjen” e vijës aktuale të frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias. Kjo do të thotë që aty të mos vazhdohen luftimet ose të mos ndërmerren sulme të reja. Ushtria ruse ka pushtuar aty sipërfaqe të mëdha.

Agjencia e lajmeve Reuters e cila foli gjithashtu me një burim të brendshëm, njofton se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskii hodhi poshtë kërkesat e Putinit.

Wadephul: Paqe me çdo çmim nuk do të ketë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul formuloi kushte të qarta për paqen në Ukrainë. “Për ne është e qartë: kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”, tha ai për gazetën “Bild”. Po ashtu një marrëveshje paqeje kërkon “garanci të qarta sigurie” për Ukrainën. “Ne evropianët jemi të gatshëm për atë – së bashku me Shtetet e Bashkuara”, theksoi Wadephul. Paqe me çdo çmim nuk do të ketë.

Merz dhe von der Leyen me Zelenskin në Uashington

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski që zhvillohen nesër në Uashington. Këtë e njoftuan Von der Leyen dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Rusia tashmë kontrollon një të pestën e Ukrainës, ndër to rreth tri të katërtat e provincës së Donetskut, të cilën e pushtoi për herë të parë në vitin 2014./DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rohde cojeni ne kushtetuese draftin e be se dhe jam i bindur se kosova do te jete ne kie 68a1bf6aa0be2
Lajmi i mëparshëm

Rohde: Çojeni në Kushtetuese draftin e BE-së, dhe jam i bindur se Kosova do të jetë në KiE

putini kerkon qe ukraina te dorezoje donbasin si cmim per paqen 68a1c229861be
Lajmi i radhës

Putini kërkon që Ukraina të dorëzojë Donbasin si çmim për paqen

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë