Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

August 19, 2025
1 minut lexim

Kredia për sektorin privat në Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke ruajtur të njëjtin trend pozitiv si në fund të vitit të kaluar. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë mbi tendencat e kreditimit, kjo ecuri është mbështetur nga kushtet financiare të favorshme dhe nga kërkesa e lartë për kredi.



 

“Në total, flukset neto të portofolit të kredisë në raport me PBB-në kanë mbetur në nivele të larta, gjë që është reflektuar në rritjen e raportit të kredisë për sektorin privat ndaj PBB-së, në 32.7%, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me rritjen më të shpejtë të kreditimit në rajon. Zgjerimi i kreditimit në ekonomi vijon të mbështetet nga kërkesa e lartë për financim nga sektori privat.”

 

Një tjetër element që spikat është dinamika e ndryshme mes bizneseve dhe individëve. Raporti vlerëson se kredia për individë është rritur me 17.4% në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një ndër nivelet më të larta historike.

 

“Bizneset e vogla kanë treguar përmirësim të ndjeshëm të normave të rritjes në kreditim, në 23%, ose rreth tre herë më shumë se mesatarja e vitit 2024. Bankat kanë zgjeruar financimin në sektorin e tregtisë, turizmit dhe industrisë, ndërsa ndërtimi ka shfaqur ngadalësim dhe bujqësia ka pësuar tkurrje të portofolit.”

 

Ky trend, sipas Bankës së Shqipërisë, pasqyron një ekonomi në zgjerim dhe një treg bankar më konkurrues, ku ofertat për individët dhe bizneset e vogla kanë qenë më të favorshme.

 

Tv Klan

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi putin zelensky ministri i jashtem rus presidenti eshte i hapur per dialog por duhen pergatitje 68a49d69eb735
Lajmi i mëparshëm

Takimi Putin-Zelensky? Ministri i Jashtëm rus: Presidenti është i hapur për dialog, por duhen përgatitje

shskuk pacientet nuk kane nevoje te blejne barin per parandalimin e gjakderdhjes 68a4a2939474c
Lajmi i radhës

ShSKUK: Pacientet nuk kanë nevojë të blejnë barin për parandalimin e gjakderdhjes

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë