krasniqi viziton thacin e veselin ne hage 689ccddb9a854

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë

August 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët prej afër pesë vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krasniqi tha se takimi ishte i ngrohtë dhe emocionues, duke theksuar se “në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet.”

Ai theksoi se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbajnë moral të lartë, përkundër sfidave të një procesi që ai e cilëson si të tejzgjatur dhe të padrejtë.

“Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush,” shkroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, dy liderët historikë janë të lidhur përditë me zhvillimet në Kosovë, gëzohen për lajmet e mira dhe ndajnë dhimbjen me popullin në momente të vështira.

“Por, mbi të gjitha, besojnë fuqimisht në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë, një të ardhme që ndërtohet me punë, me vizion dhe me vullnet të pathyeshëm,” shtoi ai.

Krasniqi përmbylli postimin me fjalët e Hashim Thaçit:“Dielli do të lind përsëri!”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fidan shatri jep detaje te forta per pagat totale mkrs ka rritur ne menyre te ndjeshme buxhetin per sportin 689ccdd817651
Lajmi i mëparshëm

Fidan Shatri jep detaje të forta për pagat totale: MKRS ka rritur në mënyrë të ndjeshme buxhetin për sportin

godfatheri i ai ja menyra si inteligjenca artificiale mos ta zhduke njerezimin 689ccec7f4188
Lajmi i radhës

“Godfatheri” i AI: Ja mënyra si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Të fundit nga

ShkoLartë