krasniqi ne kline dhe malisheve me 12 tetor behuni bashke 68cade0f29f97

Krasniqi në Klinë dhe Malishevë: Më 12 tetor bëhuni bashkë

September 17, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Klinë dhe Malishevë, ku ka prezantuar kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave përkatëse.

Në një tubim në Caravik të Klinës, ai tha se shumica e projekteve të mëdha që e kanë transformuar Klinën nga një qytezë e vogël, e lënë anash në të kaluarën në një qytet të vërtetë e mbajnë vulën e PDK-së dhe Sokol Bashotës.

Ai ka kërkuar nga të pranishmit të mobilizohen për rikthimin e Bashotës në krye të Komunës së Klinës.

“Me datën 12 tetor, të bëhemi bashkë në mënyrë solemne e të organizuar, të shkojmë te kutitë e votimit dhe të votojmë për numrin 191, për PDK-në dhe për kandidatin tonë e kryetarin e ardhshëm Sokol Bashota”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Malishevë, Krasniqi ka thënë se kjo komunë po shkon drejt një ndryshimi të madh që ka emër, fytyrë, identitet dhe është i mishëruar te kandidati i PDK-së për kryetare të kësaj komune, Gëzim Krasniqi.

“Dr. Gëzimi është shembull i një personaliteti me vlera të larta profesionale e kombëtare. Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo fëmije e çdo shtëpie në Komunën e Malishevës. Një mjek që nuk është kursyer as ditën e as natën, që nuk ka shikuar orar, por vetëm ka shikuar nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë, që si student iu bashkua UÇK-së me zemër e pa llogari personale. Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë për secilin qytetar që e do Malishevën me zemër: Dr. Gëzim Krasniqi, numri 191 – Partia Demokratike e Kosovës”, ka  thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesazhi i rreme qe dergohet ne celular aksk paralajmeron qytetaret mos hapni 68cadbf336487
Lajmi i mëparshëm

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

qoku nga gruevski te vuciqi e tani levica rrugetimi i rrezikshem i bdi se 68cae359cd32b
Lajmi i radhës

Qoku: Nga Gruevski te Vuçiqi, e tani Levica – rrugëtimi i rrezikshëm i BDI-së

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë