krasniqi me marreveshjet kolektive po mbyllet nje pabarazi e kahershme ndaj universiteteve shqiptare 6943c23667887

Krasniqi: Me marrëveshjet kolektive, po mbyllet një pabarazi e kahershme ndaj universiteteve shqiptare

December 18, 2025
1 minut lexim

Zv/drejtori i Agjencisë së Administratës Muhamed Krasniqi, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive të universiteteve publike me kryeparlamentarin Afrim Gashi.
Sipas tij, ky veprim është historik, ngase përmbyll një pabarazi të kahershme dhe vendos standard të barabartë për të gjithë stafin akademik të universiteteve publike, përfshirë edhe universitetet shqiptare.
“Për ta arritur këtë, nuk mjafton vetëm procedura. Kërkohet guxim institucional dhe përgjegjësi morale. Prandaj marrëveshjet kolektive me universitetet shqiptare janë një arritje e madhe për dinjitetin e punës akademike dhe për sigurinë profesionale që këtij stafi i është mohuar për një kohë të gjatë.
Ky veprim merr peshë të veçantë simbolike në rastin e Universitetit të Tetovës, ku marrëveshja kolektive u nënshkrua pikërisht në përvjetorin e themelimit të tij. Universiteti i Tetovës është më shumë se një institucion arsimor, ai është kujtesë kolektive e një të drejte të fituar me sakrificë, simbol i qëndresës dhe i emancipimit arsimor të shqiptarëve.
Po aq domethënëse është edhe marrëveshja me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, i cili përfaqëson përpjekjen për ta bërë dijen shqipe të pranishme dhe të respektuar në zemër të kryeqytetit.
Për mua, ky veprim tregon se kur institucionet përdoren për të ndrequr padrejtësi, barazia pushon së qeni premtim dhe kthehet në standard real”, shkruan mes tjerash Krasniqi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse njerezit behen mosmirenjohes kur u jep shume e verteta qe shumica e kupton vone 6943b8b1c4bf6
Lajmi i mëparshëm

Pse njerëzit bëhen mosmirënjohës kur u jep shumë? E vërteta që shumica e kupton vonë

shkupi renditet i dyti ne evrope per ndotjen e ajrit 6943c94eab424
Lajmi i radhës

Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

Të fundit nga

Trazira në derbin e Kolumbisë, 59 të plagosur

Një total prej 59 personash u plagosën, përfshirë shtatë oficerë policie, në dhunën që shpërtheu pas finales midis dy klubeve kolumbiane Atletico Nacional dhe Deportivo Independiente Medellin, e luajtur në stadiumin ‘Atanasio Girardot’.
ShkoLartë