krasniqi i ldk se tregon 12 zotimet per rahovecin 500 euro per lehonat e sos butoni per te moshuarit 68d4c1500af6e

Krasniqi i LDK-së tregon 12 zotimet për Rahovecin: 500 euro për lehonat e sos-butoni për të moshuarit

September 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka shpalosur plan-programin e kësaj partie që synon marrjen e drejtimit në këtë komunë.

Krasniqi tha se plan-programi i LDK-së në Rahovec përbëhet nga 12 zotime kryesore që sipas tij, ka të bëjë me 12 sektorët kryesorë në këtë komunal.

“Plan-programin e kemi me 12 zotime kryesore që kanë të bëjnë me 12 sektorët kryesorë që kanë të bëjnë me agroturizëm, shëndetësi, e kemi qendrën e vjetër të qytetit, ridizajnimin e sheshit kryesor, subvencionimin e lehonave te pjesa e shëndetësisë”.

“Për arsimin ndër të tjera është edhe pjesa e inteligjencës artificiale e cila do të fillojë nga klasa e pestë. Te bujqësia, 24 orë ujë dhe kanalizim, që nuk do të jetë temë më që do të diskutohet më në zgjedhjet e tjera”, tha Krasniqi.

Për sa i përket shëndetësisë, Krasniqi premtoi ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, teksa shtoi se të gjitha ambulantat do të jetën funksionale.

“Tek pjesa e shëndetësisë, do të ketë parking nëntokësor tek QMF-ja. Të gjitha ambulantet do të jenë funksionale si dhe një sos-buton që do të jetë risi për t’i ardhur në ndihmë shpejt të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike”, tha ai.

Krasniqi më tej premtoi edhe ndarjen e nga 500 eurove për nënat lehonat por edhe rritje të sigurisë në shkolla.

“Nënat lehona do të kenë nga 500 euro kudo që lind dhe kudo që jeton në komunën e Rahovecit. Te shkollat do të ketë rritje të përgjegjësisë, siguri në shkolla, transport publik falas në mënyrë që prindërit të jenë të sigurt”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trim lum kontribuon ne repartin e kirurgjise se spitalit te struges qyra struges i duhet nje spital i ri 68d49acf812b5
Lajmi i mëparshëm

“Trim & Lum” kontribuon në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Strugës, Qyra: Strugës i duhet një spital i ri

horoskopi i dates 25 shtator 2025 68d4c27366f8a
Lajmi i radhës

Horoskopi i datës 25 shtator 2025

Të fundit nga

ShkoLartë