kraki kurti dhe gervalla e kane bere maksimumin per ta rikthyer kosoven si vend serioz 694dcc1e2e850

Kraki: Kurti dhe Gërvalla e kanë bërë maksimumin për ta rikthyer Kosovën si vend serioz

December 26, 2025
1 minut lexim

Nezir Kraki, nga Guxo, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur në emisionin Debat Plus se Albin Kurti dhe Donika Gërvalla e kanë bërë maksimumin e tyre për ta rikthyer Kosovën si vend serioz.

Kraki ka theksuar se në debat nuk përfaqëson vetëm Guxo-n, por të gjithë listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Si kandidat për deputet nuk mund të bëj premtime individuale, sepse ne jemi bashkuar rreth një vizioni, domethënë të qeverisjes, ku unë jam njëri prej elementeve që ia mundëson atij vizioni dhe atij programi të realizohet”, ka thënë ai.

Ai tutje ka deklaruar se mund të kontribuojë në ripozicionimin e Kosovës, për të cilin flet shpesh në aspektin rajonal, gjeostrategjik dhe në politikat rajonale e të jashtme, përfshirë integrimet evropiane, por edhe në fushën e arsimit.

“Jam i shkolluar në katër-pesë sisteme të ndryshme në Evropë dhe Amerikë dhe kam njohuri mjaft të thella mbi atë se çfarë nuk duhet bërë dhe çfarë ka mundësi të bëhet”, ka theksuar Kraki.

“Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, unë mendoj se e kanë bërë maksimumin e së mundshmes për ta rikthyer Kosovën si vend serioz, që të shihet si e tillë edhe nga Franca, Gjermania dhe vendet e tjera”, ka deklaruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e ardhmja e lewandowskit eshte e paqarte 694dcb13332d6
Lajmi i mëparshëm

E ardhmja e Lewandowskit është e paqartë

nivele rekorde nje e katerta e francezeve duan ta lene atdheun e tyre 694dcc66d2a20
Lajmi i radhës

Nivele rekorde – një e katërta e francezëve duan ta lënë atdheun e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë