krahasimi me revolucionin francez mevlan shanaj reagon per protestat e dhunshme ne tirane a nuk duket sikur vete atdheu po renkon 6ad705df26a25

Krahasimi me revolucionin francez/ Mevlan Shanaj reagon për protestat e dhunshme në Tiranë: A nuk duket sikur vetë Atdheu po rënkon?

October 20, 2026
1 minut lexim

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës në Tiranë, duke publikuar fotografinë e një të riu që doli në shesh bashkë me fëmijën e tij në gjoks.

Në reagimin e tij, Shanaj ndalet te simbolika e protestës, ndërsa në fund i referohet pikturës së Eugène Delacroix, “Liria që udhëheq popullin”, e realizuar në vitin 1830 dhe e frymëzuar nga Revolucioni i Korrikut në Francë.

“Flamuri, dy fëmijë, njëri në gjoks, tjetri në barkë, dhe ai flamur i shtrirë… A nuk të duket sikur vetë Atdheu po rënkon? Sikur dhimbja e tij ka marrë fytyrën e fëmijëve dhe heshtjen e flamurit? Dhe një tjetër flamur ka zgjatur kokën për të mos harruar terrorin!!!

Ne mbyllje piktura e Eugen Delacrua e vitit 1830.

Liria që udhëheq popullin (1830)

Kryevepra e tij më e njohur. Një grua simbolizon Lirinë, duke ngritur flamurin francez mbi barrikadat e revolucionit. Nuk është thjesht një pikturë historike, por një shpërthim i revoltës, sakrificës dhe shpresës për liri”, shkruan Shanaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli i sigurimit mblidhet sot per kosoven cfare pritet te diskutohet ne nju jork 6ad70581d3731
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën, çfarë pritet të diskutohet në Nju Jork?

netanyahu bisede telefonike me trump mesazh per iranin kemi nje pune per te perfunduar 6ad7061c232ae
Lajmi i radhës

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar

Të fundit nga

ShkoLartë