kqz tregon numrin e votuesve dhe qendrave te votimit per zgjedhjet lokale 68bc55a0b21a9

​KQZ tregon numrin e votuesve dhe qendrave të votimit për zgjedhjet lokale

September 6, 2025
min lexim

Në zgjedhjet e rregullta lokale të 12 tetorit të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku janë shqyrtuar e miratuar rekomandimet për caktimin e këshillave të vendvotimeve, ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, numri maksimal i votuesve, numri i vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht, certifikimi i listës së votuesve, numri i fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet lokale.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Arianit Elshani ka treguar numrin e vendvotimeve dhe qendrave të votimit më 12 tetor, raporton kp.

Elshani: 2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi për zgjedhjet e 12 tetorit

“2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi që është më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare që kemi pasur dhe në numrin e qendrave të votimit dhe numrin e vendvotimeve. Po ashtu, në secilën komunë do të kemi nga një qendër votimit që do të kenë disa vendvotime që numri i përgjithshëm i tyre 54 vendvotime që janë për votim me kusht”, ka thënë ai.

Elshani po ashtu ka bërë të ditur numrin e votuesve me të drejtë vote brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet lokale, si dhe të atyre që do të votojnë për herë të parë pasi të kenë mbushur 18-vjeç.

Elshani: Numri përfundimtar i listës së votuesve është 2 milionë e 69 mijë e 98

“Numri përfundimtar i listës së votuesve është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, Kjo listë përfshinë dhe personat mbi moshën 18-vjeç më 12 tetor, dhe po ashtu edhe të gjithë personat tjerë që jetojnë jashtë Kosovës dhe ata që jetojnë në Kosovë… Për votim jashtë Kosovës janë 43.933 votues pas verifikimit dhe afatit për kundërshtimin e listës së votuesve, është numri përfundimtar i votuesve që kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit… Në bazë të komunave kemi votues për herë të parë janë 26 mijë e 799 votues që kanë arritur moshën 18-vjeç pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 10.700 votues që janë për herë të parë për këtë vit aktivizohen në regjistrin civil”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se qytetarët duhet të verifikojnë përmes platformës së KQZ-së qendrën se ku ata do të votojnë më 12 tetor. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelones i del edhe nje pengese rreth rikthimit ne camp nou 68bc55938fc1b
Lajmi i mëparshëm

Barcelonës i del edhe një ‘pengesë’ rreth rikthimit në “Camp Nou”

policia britanike arreston dhjetera persona ne protesten e fundit per palestinen 68bc56b3a1ce2
Lajmi i radhës

Policia britanike arreston dhjetëra persona në protestën e fundit për Palestinën

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë