kqz po planifikon ta permbylle rinumerimin te premten 697beaf7bda42

KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin të premten

January 30, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë të premtën, më 30 janar.

Lajmi është konfimuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se deri më tani janë rinumëruar mbi 90% e vendvotimeve dhe pjesa e mbetur pritet të përfundojë deri të premten.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve. Deri më tani, mbi 90% vendvotimeve janë rinumëruar dhe për pjesën e mbetur të vendvotimeve, KQZ po planifikon që të rinumërohen deri ditën e premte”, tha Elezi.

Lidhur me kohën se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, ai tha se “kjo varet nga ora se kur do të përfundojë rinumërimi dhe se për këtë do të ketë njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

34 e te punesuarve ne bashkine e tiranes rezultojne nga tims jashte shtetit murrizi pd duhet te flase me qytetaret 697beaf590a9f
Lajmi i mëparshëm

“34% e të punësuarve në bashkinë e Tiranës rezultojnë nga TIMS jashtë shtetit”, Murrizi: PD duhet të flasë me qytetarët

e vleresoj shume qe i pelqen humori im kushtrimi flet per pelqimin ndaj aurores 697befc675432
Lajmi i radhës

“E vlerësoj shumë që i pëlqen humori im”, Kushtrimi flet për ‘pëlqimin’ ndaj Aurorës

Të fundit nga

ShkoLartë