Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,689 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,668 vendvotime.
Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,689 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,668 vendvotime.
KQZ njofton se nga po kaq vendvotime, 1,668, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,357.
“Deri më tani (e enjte, ora 16:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 17 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash (e enjte)”, thuhet nhet në njoftim.
Tutje, KQZ bën të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.
“Nga aktivitetet nga votimi jashtë Kosovës dhe fillimi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës: KQZ është duke vazhduar me vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës, të cilat janë sjellur në Kosovë, deri më tani. Deri të enjten, në orën 16:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 32,000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 28,200, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,700. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,328 pako, është sepse mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.
KQZ më tej sqaron se në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikojmë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë”, thuhet në fund të njoftimit.
Burimi: botasot.info


