kqz merr vendim te rinumerohen 914 vendvotime 6966681e471ca

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime

January 13, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shkojnë në rinumërim 914 vendvotime nga procesi i parakohshëm zgjedhor i 28 dhjetorit për shkak të mospërputhjes së votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Rekomandimi erdhi pasi Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

Pas këtyre evidentimeve, SKQZ-ja ka bërë verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve apo 52 vendvotime nga të gjitha komunat dhe siç u bë e ditur deri në përfundim të ditës së djeshme janë verifikuar 33 vendvotime, ku thuhet se rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nëse pas rinumërimit do të vërtetohen manipulimet eventuale me votat e kandidatëve, KQZ do të procedojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë sot në orën 18:00.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arratisja e altin ndocit pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut te durresit 696667f251fe5
Lajmi i mëparshëm

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

aeroportet e budapestit prages dhe bratislaves rihapen pasi ishin mbyllur per shkak te motit te keq 69666833a1159
Lajmi i radhës

Aeroportet e Budapestit, Pragës dhe Bratislavës rihapen pasi ishin mbyllur për shkak të motit të keq

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë