kqz mbi 3 mije votues jashte vendit kane ushtruar te drejten e votes 6a23d0f494db8

KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

June 6, 2026
1 minut lexim

Sot ka nisur votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën, më 7 qershor.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në 25 nga 30 përfaqësitë ku votimi ka filluar, deri në orën 09:00 nga 27.724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.245 persona, ndërsa 3.117 votues kanë përfunduar procedurën e tyre të votimit.

Ju njoftoj se procesi i votimit, për orën 06 sipas kohës lokale në Kosovë, ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll. Ndërsa në orën 07 të mëngjesit, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Evropë.

Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit, në 25 nga 30 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27.724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.245 prej tyre, apo 3.117 votues”, tha Elezi gjatë një konference për media. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani sulmon bazat amerikane ne kuvajt dhe bahrejn 6a23cc93c224e
Lajmi i mëparshëm

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

tronditet lezha shperthim i fuqishem me tritol ne banese cifti i bashkeshorteve ishte brenda 6a23d1958071f
Lajmi i radhës

Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

Të fundit nga

Nis matura shtetërore, mbi 14,500 nxënës sot në testim

Mbi 14.500 maturantë në Maqedoninë e Veriut sot i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetërore, profesionale dhe artistike, përcjell TV21. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithsej 14.587 nxënës janë regjistruar
ShkoLartë