kqz i afrohet shpalljes se rezultateve perfundimtare 68f63b805154a

KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

October 20, 2025
min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale, të cilat u mbajtën më 12 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se pas përfundimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit, procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës do të përmbyllet gjatë ditës së hënë, për t’i hapur rrugë numërimit të votave të fundit nga votimi e kusht.

Elezi: KQZ është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen pas ditës së votimit

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen pas ditës së votimit për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Ai kujtoi se gjatë javës së kaluar në 38 Qendrat Komunale të Numërimit brenda 6 ditë janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, si dhe është bërë numërimi i votave të kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Elezi tregoi se KQZ planifikon që gjatë ditës së hënë të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës dhe pas tyre planifikohet të numërohen edhe votat e fundit, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Elezi: Gjatë ditës së sotme, planifikohet të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës

 

“Gjatë ditës së sotme, e hënë, planifikohet të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, një proces i cili ka filluar të premten pasdite. Pas tyre, në radhë për tu numëruar janë fletëvotimet që i takojnë votimit me kusht, i mundësuar në 54 vendvotime me kusht në 38 komuna dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile. Në votimin me kusht janë më shumë se 2,100 zarfe me fletëvotime që i takojnë dy lloje të zgjedhjeve, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,400”, tha Elezi.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me rezultatet.

Procesi mund të zgjasë disa ditë deri në certifikimin, apo përmbylljen përfundimtare të procesit zgjedhor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jave e zjarrte per barcen flick mes lendimeve dhe perballjes me realin 68f63b777e7d8
Lajmi i mëparshëm

Javë e zjarrtë për Barçën, Flick mes lëndimeve dhe përballjes me Realin

zbardhen disa raste vjedhjeje ne sarande arrestohen tre autoret 68f63c27c8720
Lajmi i radhës

Zbardhen disa raste vjedhjeje në Sarandë, arrestohen tre autorët

Të fundit nga

ShkoLartë