kostt stabilizohet furnizimi me energji elektrike ne nenstacionin prizreni 1 694adbaf739eb

KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1

December 23, 2025
1 minut lexim

KOSTT ka njoftuar se është rikthyer në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1, pas punimeve të realizuara, si dhe thuhet se është rritur siguria e furnizimit me energji elektrike nga ky nënstacion.

“Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT në ora 16:55 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1.

Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar, si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prizren 1, nga aspekti i transmetimit.

I jemi mirënjohës ekipeve profesionale të KOSTT për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe qytetarëve për mirëkuptimin e treguar!” – shkruan KOSTT.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky zbulon draftet per fundin e luftes 694adac351459
Lajmi i mëparshëm

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

jessie j flet hapur per betejen me kancerin e gjirit 694adcd346318
Lajmi i radhës

Jessie J flet hapur për betejën me kancerin e gjirit

Të fundit nga

ShkoLartë