Kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë dhe kryetar aktual i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka bërë të ditur se komuna po vazhdon me vendosjen e të ashtuquajturve “policë të shtrirë” në rrugët e Butelit, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Sipas Kostovskit, këto masa po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me banorët, në lokacione të frekuentuara dhe problematike, ku shpeshherë është evidentuar tejkalimi i shpejtësisë nga automjetet. “Vendosja e pengesave për ngadalësimin e qarkullimit ka për qëllim mbrojtjen jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të vetë shoferëve. Me këtë ne po rrisim nivelin e sigurisë për të gjithë qytetarët,” ka thënë Kostovski.
Kostovski gjithashtu ka thënë se kjo nismë është pjesë e premtimeve të dhëna gjatë mandatit të parë, të cilat, siç thotë ai, po realizohen me përkushtim, pa ndërprerje dhe që ky është vetëm një nga projektet konkrete që dëshmon se Buteli po ecën përpara, me punë, jo me fjalë.


