DARKO 1

Kostovski: Shkolla Fillore “Panajot Ginovski” do të zgjerohet me 4 klasa të reja – fund mësimit me dy turne në Butel 2

February 25, 2026
1 minut lexim

Komuna e Butelit ka nisur një tjetër investim kapital në arsim. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, njoftoi se është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për zgjerimin e objektit të Shkollës Fillore “Panajot Ginovski”.

Sipas Kostovskit, shkolla është pjesë e Projektit për Përmirësimin e Arsimit Fillor (PEIP), ndërsa me këtë ndërhyrje synohet kalimi nga organizimi me dy turne në mësim njëturnësh, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Zgjerimi do të përfshijë një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë, me katër klasa të reja, dy nyje sanitare, korridor dhe lidhje të ngrohtë me objektin ekzistues. Sipas komunës, investimi do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e procesit arsimor dhe do të lehtësojë organizimin e mësimit në një ndërrim.

Kostovski theksoi se ky është një tjetër projekt i madh për lagjen Butel 2. Ai rikujtoi se pas 56 vitesh është rikonstruktuar fasada e shkollës, ndërsa së shpejti pritet të rinovohet edhe salla sportive e shkollës. Në fazë përfundimtare është edhe ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë në këtë zonë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

londrimi e ka yllin ne balle thote smolica 699ed27818077
Lajmi i mëparshëm

“Londrimi e ka yllin në ballë”, thotë Smolica

BDI LOGO GAZETA MK
Lajmi i radhës

BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero, VLEN hesht

Të fundit nga

Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka gjobitur Barcelonën. Skuadra katalanase ka pranuar në gjobë prej 30.500 eurove. Ky dënim ka ardhur për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë
ShkoLartë