LUBOTEN

Kostovski premton zhvillim të barabartë në Butel: Filloi rikonstruksioni i mbi dhjetë rrugëve në Luboten (FOTO)

September 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, ka bërë të ditur se ka nisur faza e re e ofensivës ndërtimore në këtë komunë. Ai tha se vetëm në Luboten do të rikonstruktohen dhe asfaltohen mbi dhjetë rrugë, përfshirë edhe dy rrugët kryesore të këtij vendbanimi.

“Procesi i rindërtimit po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme dhe së shpejti do të vazhdojmë edhe në vendbanimet tjera të përfshira në këtë projekt të madh. Synimi ynë është zhvillimi i barabartë i çdo cepi të komunës,” ka shkruar Kostovski në statusin e tij në facebook.

Kryetari aktual i Butelit gëzon përkrahjen edhe të banorëve shqiptarë të kësaj komune, të cilët theksojnë se për herë të parë një kryetar është angazhuar seriozisht për zhvillim pa dallim etnik dhe për investime të barabarta në të gjitha lagjet dhe vendbanimet.

Sipas Kostovskit, ofensiva ndërtimore do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, duke përfshirë infrastrukturën rrugore në gjithë territorin e Butelit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si shfaqet e mira dhe e keqja ne jeten tone nje mesim qe do tju beje te mendoni 68c13431c15b1
Lajmi i mëparshëm

Si shfaqet e mira dhe e keqja në jetën tonë? Një mësim që do t’ju bëjë të mendoni!

krre dhe isht thellojne bashkepunimin do te veprohet per lendet qe lidhen me fushen e energjetikes 68c144d3096f6
Lajmi i radhës

KRRE dhe ISHT thellojnë bashkëpunimin, do të veprohet për lëndët që lidhen me fushën e energjetikës

Të fundit nga

ShkoLartë