DARKO KOSTOVSKI 1

Kostovski: Po investojmë në të ardhmen, lagja Radishan po bëhet me kompleks sportiv modern (VIDEO)

October 1, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, në një deklaratë publike ka prezantuar projektin e radhës për ndërtimin e një Qendre të re sportive dhe rekreative në lagjen Radishan i Epërm.

Sipas tij, kjo hapësirë moderne do të shtrihet në mbi 2000 metra katror dhe do të jetë një investim i drejtpërdrejtë për cilësinë e jetesës së banorëve të kësaj zone.

Çka do të përmbajë kompleksi i ri sportiv, fushë moderne futbolli me bar sintetik, ndriçim LED dhe rrethojë të re metalike, tribuna të reja me ulëse komode, fushë basketbolli me terren të posaçëm, rikonstruksion dhe zgjerim i këndit të lojërave për fëmijë me pajisje bashkëkohore, zonë fitnesi për ushtrime dhe rekreacion, hapësira urbane me ndriçim të ri LED.

Kostovski tha se ky projekt është dëshmi konkrete se komuna e Butelit po ndryshon me hapa të sigurt drejt modernizimit. Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët e kësaj komune po marrin atë që e meritojnë, një mjedis urban, me më shumë hapësira për sport dhe rekreacion.

“Ne po investojmë në të ardhmen tonë, në fëmijët tanë dhe në jetën më cilësore të banorëve të Butelit,” ka thënë Kostovski.

Sipas Kostovskit, ky projekt i radhës është pjesë e vizionit për një Butel modern, urban dhe të denjë për çdo qytetar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

CIGARE
Lajmi i mëparshëm

Pritet rritje e çmimit të duhanit!

ime bije kalonte shume kohe ne tiktok e zhdukur prej nje muaji flet babai i 15 vjecares mbremjen qe u largua 68dd127d7d203
Lajmi i radhës

“Ime bijë kalonte shumë kohë në TikTok”- E zhdukur prej një muaji, flet babai i 15-vjeçares: Mbrëmjen që u largua…

Të fundit nga

ShkoLartë