Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se është realizuar edhe një tjetër premtim ndaj qytetarëve, me përfundimin e ndërtimit të një muri të ri mbështetës në rrugën 50.
Sipas Kostovskit, ndërhyrja ishte e domosdoshme për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe dëmtimeve serioze të rrugës, të cilat rrezikonin lëvizjen e sigurt të banorëve. Me ndërtimin e murit mbështetës është parandaluar përkeqësimi i mëtejmë i situatës dhe është rritur siguria si për qarkullimin e qytetarëve, ashtu edhe për objektet përreth.
Nga Komuna e Butelit theksohet se ky projekt ka qenë një nga kërkesat kryesore të banorëve të kësaj zone, ndërsa realizimi i tij sjell mbrojtje shtesë nga rrëshqitjet e mundshme të tokës.
Kryetari Kostovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të realizohet edhe rekonstruksioni i rrugës, e cila është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke përmbyllur kështu plotësisht sanimin e këtij segmenti problematik.


